Hervin Çuli nuk njeh konkurrencë, rikonfirmohet drejtor i Teatrit Kombëtar

Hervin Çuli do të jetë Drejtori i Teatrit Kombëtar edhe për 4 vite të tjera, pasi kandidatura e tij është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Konkurenca ka qënë e fortë. Rivalet e tij në garën për të drejtuar Teatrin Kombëtar ishin Ema Andrea, Genci Fuga dhe Laert Vasili.

Emërimi i Drejtorit të Teatrit Kombëtar vjen në kohë debatesh mes aktorëve e regjizorëve të këtij institucioni, dhe Ministrinë e Kulturës, si për shembjen e godinës së teatrit, ashtu dhe për projektligjin e ri për artin dhe kulturën.