Humbi 15 kg në vetëm 3 muaj/ Nëna e dy fëmijëve zbulon SEKRETIN pas këtij transformimi drastik

Pothuajse si çdo nënë tjetër, Skei Hanlon e pati të pamundur që të gjejë kohë për stërvitje pas lindjes së dy fëmijëve.

Nëna e dy fëmijëve, nga Melbourne, shkoi deri në 85 kg sepse konsumonte ushqime të shpejta dhe në racione të mëdha.

E zënë me punë dhe jetën familjare, 41-vjeçarja tregon se pesha  e rëndë i shkaktoi edhe një dëmtim në shpinë. Pasi iu nënshtrua një operacioni në shtyllën kurrizore, financierja e kishte edhe më të pamundur që të kryente aktivitet fizik.

Pasi mori konfirmimin e mjekut për të kryer aktivitet fizik, ajo ndërmori një nismë 12-javore në palestër.

“Stërvitesha 10 herë në javë”, tregon Hanlon.

Gjatë stërvitjes bënte kardio, ushtrime force, biçikletë, vrapim dhe ngritje peshash.

“Po humbisja 1 kilogramë çdo javë. Nuk mund të ngrija pesha shumë të rënda për shkak të shpinës, megjithatë më pëlqejnë ushtrimet kardio dhe ato të forcës. Gjithçka lidhet me fuqinë e mendjes, si edhe kontrollin në atë që fut në gojë”, tregon ajo.

Pas një sfide 12-javore, znj. Hanlon – që shkoi nga masa 14 në 8 – humbi plot 15 kilogramë.

“Është mirë të dalësh tani për vrap dhe të mos e ndiesh tundjen e belit”, thotë ajo.

“Shpresoj që të nis një gjysmë maratone tjetër deri në fund të vitit”.

Dieta ushqimore e Skei

  • Mëngjes: Tost i bërë në shtëpi me spinaq, vezë dhe dy lugë gjelle bollgur;
  • Çaji i mëngjesit: Kafe e zezë;
  • Dreka: 100 gramë mish pule dhe 70-100 gramë perime jeshile;
  • Mesvakti i pasditës: Një frut dhe bajame;
  • Darka: 100 gramë proteina dhe 70-100 gramë sallatë ose perime.

[Burimi: Daily Mail]