Igli Tare merr një tjetër çmim në futbollin italian

Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, vijon të marrë vlerësime në futbollin italian. Vetëm pak kohë më parë ai u shpall “Drejtori më i mirë sportiv i 2017-ës”, duke sfiduar kolegët te klube më të mëdha në Serinë A, si Juventus, Milani, Inter etj.

Tani vjen një tjetër çmim i rëndësishëm për drejtuesin shqiptar të Lazios. Po afron “Football Leader 2018” dhe pas atyre për Ranierin dhe Sedorfin, dy çmime të tjera janë dhënë për dy protagonistë të mëdhenj të Serisë A.

Trajneri i Sampdorias, Marco Gianpaolo, ka fituar çmimin “Stoli i duhur”, ndërsa drejtorit sportiv i Lazios, Igli Tare, është vlerësuar me çmimin “Scouting Leader”.

Drejtuesi shqiptar i Lazios është vlerësuar për “Kompetencë të jashtëzakonshme në merkato, zbulues i shumë talenteve”. Shumë lojtarë të blerë nga Tare janë afirmuar te Lazios, duke treguar se janë kampionë të vërtetë.