Mesa duket, veshjet bardhë e zi që ka mbajtur Inva Mula në spektaklin “Virtuozët”, nuk kanë qënë pa shkak.
Fillimisht u hodhën hipoteza se asaj i pëlqen klasikja dhe elegantja. Por arsyen e vërtetë e tha vetë Inva, në natën e fundit të spektaklit, ku të gjithë netët e veshur bardhë e zi i finalizoi me një fustan të kuq klasik nga Joni Peçi.
“Të gjitha javët kam qenë e veshur bardhë e zi dhe jo pa shkak. Veshja ime i përshtatej dy ngjyrave të pentagramit”, tha ajo.