Jeni në kërkim të dashurisë? Ja çfarë ka rezervuar horoskopi i dashurisë për javën në vazhdim

Mërkuri nuk është më i zmbrapsur dhe nuk ka asnjë shenjë që mos të gëzohet! Një festë të veçantë duket se po bëjnë Dashi, Peshorja, Gaforrja dhe Bricjapi, meqë Mërkuri i zmbrapsur jo vetëm që i acaoroi nervat, por u vendoste edhe një pengesë sa herë që ata hapnin gojën…

Në vend të kësaj, ata zhgënjeheshin dhe kërkonin daljen më të afërt.

Shenjat e zjarrit (Dashi, Luani dhe Shigjetari) ende favorizohen në mënyrë shokuese, me dashin që ka përqafuar shumë planete, për këtë vraponi sa te mundeni që të mblidhni të gjithë gjërat e mira!

Dashi duhet te përfitojë edhe nga Hëna e re që do të ndodhi në shenjën e tyre ne datën 16, domethënë sot, dhe mos harroni të përfitoni nga rasti për një rinovim që kaq kohë po e mendonit. Luanët filloni të dilni dhe të bëni njohje me njerëz nga jashtë shtetit.

Shigjetari jeni kaq, por kaq shumë më fat sepse flirtimi dhe argëtimi do të jenë pikat tuaja të forta për këtë periudhë.

Shenjat Tokës (Demi, Virgjëresha, Bricjapi) dhe ju i keni shpatullat shumë të forta, ato të Marsit tek Bricjapi dhe të Afërditës tek Demi. Bricjapët duhet të gëzojnë me seksualitetin e tyre, fuqinë dhe te organizohen për sulm erotik. Kini kujdes për mënyrën e komunikimit, të mos jetë shumë sulmues dhe agresiv.

Demat, keni Afërditën në anën tuaj, kështu që deri ne datën 24 të muajit duhet të përdorni sharmin për të tërhequr personin që ju intereson. Virgjëreshat duhet të shfrytëzojnë këto dy shenja miqësore, sidomos Marsin tek Bricjapi i cili do t’ju furnizojë me shumë flirt, por pse jo edhe seks.

Shenjat e ujit (Gaforrja, Akrepi, Peshqit) janë në pozitë të çuditshme për të pranuar forca të cilat fillimisht nuk janë për shijen tuaj, por më vonë do të zbuloni se ju bëjnë mirë!

Gaforret në fillim duket se u acaruat pak me praninë e Marsit tek Bricjapi, por me kalimin e kohës do të kuptoni se ju jep shtysë për të kërkuar atë që doni nga gjysma tjetër, ndërsa ata që janë single duhet të luftoni për personin që ju dëshironi, pa drojë.

Akrepat ndoshta mirëpresin praninë e Afërditës tek Demi dhe të bëjnë lojë të bukur erotike, ndërsa Peshqit qëndrojnë diku në mes të të gjithë situatës, duke shijuar pak nga të gjitha, por sidomos me Hënën e plotë më 30 të muajit tek Akrepi ku do t’ju sjellë një shpërthim në dashuri!

Së fundi, shenjat e ajrit (Binjakët, Peshorja, Ujori) më tepër gëzojnë dinamikën që ka në ajër, me Peshoren të bëjë përjashtim, sepse prania e fortë e Dashit, jo vetëm i shkund, por u sjell edhe kënaqësi! Dashi do t’ju krijojë disa situata për mirë, mbajeni mend!

Binjakët tashmë kanë filluar të qeshin nga kënaqësitë, që më 25, Afërdita do të hyjë në shenjën e tyre! Gëzime dhe momente të bukura, bëhuni gati të përjetoni!

Ujorët rrini këmbëkryq dhe gëzoni klimën. Mendimet tuaja do të ecin si uji i freskët, ndërsa nga data 25 dhe ju do të aktivizoheni dhe jeni duke kërkuar telashe … për dashuri dhe sigurisht seks! /Pathos.info