Ka edhe kështu/Aktorja shqiptare shkon këmbëzbathur në emision

Aktorja Egla Ceno është mjaft e njohur për publikun shqiptar, sidomos pas rolit të gruas në emisionin e Elvis Pupës, në “M’fal për shprehjen”. Por ajo ka marrë vemendjen me paraqitjen e saj në emisionin “Rudina”.

Egla është shfaqur e veshur me një fustan pranveror, por pa këpucë. Kjo ka shkaktuar të qeshura në publik.

“Po vrisja mendjen të vishja një palë taka, por të kam parë gjithnjë në televizor dhe je “kilometrike” dhe thashë: Sado që të vesh taka prapë… dhe erdha zbathur”, ka thënë aktorja e humorit, duke treguar se me këtë veprim ka dashur të vlerësojë figurën e Rudinës.