Katër vjet më parë i dha Kupën e Botës, tani Gotze rrezikon “Russia 2018” me Gjermaninë

Të gjithë e mbajnë mend golin në shtesë në finale të Gjermanisë ndaj Argjentinës, ku Mario Gotze i dha vendit të tij trofeun e katërt të Kupës së Botës.

Por aktualisht Gotze po kalon një moment të vështirë në karrierën e tij. Heroi i Kupës së Botës në Brazil rrezikon të lihet jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar për në Rusi.

Mario ka humbur shkëlqimin dhe nuk po gjen formën e mëparshme që pas diagnostikimit me problemet hormonale që kishte. Gotze nuk po luan rregullisht me Dortmund dhe nuk ka qenë asnjëherë deciziv për verdhezinjtë.