Kur të gjithë presin tërheqjen, ka një ofertë për Buffon…

Fjalët e fundit të Gigi Buffon linin të kuptoje se më shumë mundësi do të tërhiqej nga futbolli i luajtur. Një temë që është diskutuar që vitin e kaluar.

Por gjigantët argjentinas të Boca Juniors janë vendosur të bëjnë një lëvizje sensacionale për të marrë legjendën e Juventusit, Gianluigi Buffon, pohon “Radio Continental”.

Ky raport mediatik pohon se Carlos Tevez do të përpiqet ta bindë shokun e tij të vjetër për të shkëmbyer Torinon me Buenos Aires në qershor, në mënyrë që t’i drejtojë përpjekjet e Boca për të fituar titullin e “Copa Libertadores”.