Nord-Stream 2 – Një projekt i komplikuar

Praktikisht, rrallë ka ndodhur që një projekt të ketë një ndërthurje kaq të madhe politike, gjeopolitike, ekonomike, madje dhe ushtarake.

Bëhet fjalë për projektin e ndërtimit të gazsjellësit Nord Stream 2, me një vlerë investimi prej 9,5 miliard dollarë, që do të transportojë gazin rus direkt nga Rusia në Gjermani, duke anashkaluar rrugën tokësore, por nëpërmjet detit balltik, ky projekt, me një kapacitet prej 55 miliard, Bashkimi Evropian është sot praktikisht ekonomia më e madhe e botës, me një GDP prej 18,5 triliard dollarë dhe një popullsi prej 510 milion banorë. Kjo ekonomi gjigante ka nevojë për lëndë të para në sasi kolosale në mënyrë që të ruajë rritjen e saj ekonomike dhe stabilitetin e saj social.

Dhe, siç dihet, motori i zhvillimit ekonomik të çdo ekonomie, ose zemra e saj, është energjia. Siguria energjetike është prioriteti absolut i çdo qeverie, pasi vënia e saj në diskutim do të thotë prishja e gjithë ekulibrave ekonomikë me pasoja shkatërrimtare për gjithë stabilitetin politik dhe social.

Por, siç dihet, Evropa nuk është autosuficente për burimet energjetike dhe kjo e detyron të adaptojë një politikë që ta lejojë të sigurojë atë, duke qenë shumë vulnerabël nga gjithë ndryshimet e flukseve energjetike në botë, që varen edhe nga një sërë faktorësh politikë gjeostrategjikë dhe ushtarakë.

Aktualisht Evropa e siguron energjinë e saj të nevojshme me naftë, gaz, qymyr, atomike, hidro dhe energji të ndryshme të rinovueshme.
Duke qenë se Evropa është shumë e ndjeshme ndaj problemit të ambientit, prodhimi i energjisë nga qymyri po reduktohet kudo masivisht dhe s’ka të ardhme. Po kështu, për shkak të pasojave të Cernobilt dhe Fukushimës, edhe energjia atomike nuk është shumë e pëlqyshme për shkak të rrezikut nga problemet e sigurisë.

Madje shteti më i fuqishëm, Gjermania, ka vendosur që brenda vitit 2022 ta ndërpresë prodhimin e energjisë atomike. Prodhimi i energjisë diellore dhe nga hidrocentralet nuk është në sasinë e duhur në raport me kërkesat kolosale, kështu që ngelet prodhimi nga nafta dhe gazi.

Nga të gjitha burimet, ai me konvenienti është gazi natyror, pasi ka përdorim të shumëfishtë, është më pak ndotës dhe më ekonomik. Por gazi ka një vështirësi në raport me naftën, që mund të importohet nga çdo vend. Për gazin duhet të përdoren gazsjellësit ose për gazin e lëngshëm GNL duhen impiante që kushtojnë shumë.

Por nga të gjtha studimet e fundit, ai që ka perspektivën më të madhe, të paktën deri në vitet ‘50 të këtij shekulli është gazi natyror, që për Evropën parashikohet të rritet 30% konsumi deri në vitin 2025 dhe të dyfishohet deri në vitin 2050 rd mkub në vit do t’i bashkëngjitet Nord stream 1 në një gjatësi prej 1850 km.