Orban rifiton mandatin/ 100 000 persona në protestë

Kundërshtarët e kryeministrit hungarez Viktor Orban u dyndën në kryeqytetin hungarez për të kundërshtuar atë që e quajnë një “sistem zgjedhor të padrejtë”.

Protesta vjen 6 ditë pasi Partia Fidesz fitoi 2/3 e vendeve në Parlament. Ajo u organizua nga një grup në Facebook që quhet “Ne jemi shumica”. Ata që morën fjalën thanë se “Orban vodhi zgjedhjet” dhe shtuan se “korrupsioni karakterizon qeverinë e tij”.

Sipas BBC, ishin rreth 100 000 njerëz të pranishëm në demonstratën kundër Orbanit. Ata mbanin në duar flamuj hungarezë dhe të Bashkimit Evropian.

Duke parë numrin e madh të personave që iu bashkuan kësaj proteste, është njoftuar një tjetër protestë fundjavën e ardhshme.