Pas 18 vitesh, Tomori i kërkon FSHF-së titullin që e mori Tirana

Tomori, ekipi i futbollit të Beratit, vite më parë i jepte tonin futbollit shqiptar, duke konkurruar denjësisht, madje para 18 vitesh thuajse e mori titullin, por fati dhe mungesa e rregullores nuk e deshi.

Në sezonin 2009-2010, Tomori, në fund të atij kampionati do të ishte surprizë dhe do të renditej e para në Superiore, me pikë të barabarta me Tiranën.

Rregullorja nuk e parashikonte këtë “handikap”, kështu që u vendos të luhej një ndeshje shtesë për të përcaktuar kampionin. 90 minutat u mbyllën me rezultatin 1-1, po ashtu dhe shtesat.

Në goditjet e 11-metërshave fitoi Tirana dhe mori trofeun. Problemi është se rregullorja nuk e parashikonte një ndeshje shtesë dhe Tomori i Beratit u ndje i vjedhur.

Për këtë, 18 vite më vonë ata kanë bërë një kërkesë në FSHF , duke arsyetuar se titulli i vitit 2000 duhet t’i kalojë Tomorit.