Pirro Çako: Besoj tek dashuria, por jo tek pafundësia…

Mbrëmjen e djeshme, kantautori Pirro Çako, i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”, është përballur me pyetjet pikante të fëmijëve. Por në pjesën më të madhe të pyetjeve, kantautori i ka shmangur, kur ngacmohej për dashurinë.

-A do të doni të bënit një fëmijë?

Ky është vërtet kurth, nuk disponoj mekanizmin.

 -Çfarë nuk të pëlqeu tek gruaja e parë që u ndave?

Po të kishe qenë 20 vjet më i madh, do ta kisha shpjeguar, po mendo një pyetje tjetër.

Por, Eno nuk hoqi dorë dhe i bëri një tjetër pyetje, por as këtë herë, Pirro nuk u përgjigj.

-Por çfarë të pëlqeu që u martove?

Nuk e kupton dot se je i vogël, më bëj një pyetje tjetër.

-A je ndarë me Invën?

Bëj një pyetje tjetër.

-A dëshiron të martohesh përsëri, dhe a beson tek fundet e lumtura?

Me zemër nuk do ishte keq, por me mendje jam shumë larg. Këtu për grackë kemi ardhur. Edhe kur je beqar, i martuar je përsëri. Besoj tek dashuria, por nuk besoj tek pafundësia…