Prej dy vitesh në kërkim të një pune, Rama zgjohet me historinë e Suadës

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Rama ia ka rezervuar historisë së Suadës, vajzës e cila prej dy vitesh ishte në kërkim të një pune.

Falë ambicies, Suada ishte rritur profesionalisht, e për këtë nuk hezitoi ta shpehte hapur. Një tjetër komponent mjaft i rëndësishëm është edhe rroga, për të cilën ajo tha se është shumë e kënaqur.

“MIRËMËNGJES

dhe me Suadën, që tregon se si nisja e punës me një rrogë të ulët është baza e rritjes profesionale, dhe e ngjitjes së shkallëve të pagesës, për këdo që ka ambicie për më shumë e vullnet të fortë për punë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.