Prifti që shpëtoi 101 myslimanë nga pushkatimi gjerman

Një prift pak i njohur i cili për hirë të së vërtetës, meriton të jetë hero!

Bëhet fjalë për dom Zef Gilën.

Nga informacionet që na jep dom Artur Jaku, prift i dioqezës së Shkodrës, pasi dom Zefi mbaron studimet në Romë, shugurohet meshtar nga Papa Piu XII. Në kohën kur lufta e Dytë Botërore tashmë ishte ndezur, do të vihej në udhëtim për në Shqipëri përmes Adriatikut ku siç e përshkruan vetë “nga lart qiellit bombardierët plumbues të aleateve, në det minat e siluret e nëndetseve që ndanin më dysh anijet n’udhëtim Itali-Shqipëri.

Nxënësi dhe pasardhësi i dom Ndre Mjedes, meshtari që fliste 8 gjuhë të huaja nuk u kursye duke i shërbyer Zotit dhe besimtarve, madje pa dallim feje.

Gjatë shërbimit të tij baritor e vuri jetën në rrezik disa herë, si atëherë kur një fshatar muslimanë nga Barbullushi kishte vrarë një ushtar gjerman, ku sipas ligjeve të rrepta gjermane për një ushtar të vrarë duhej të vriteshin 101 burra si hakmarrje. Me ta marrë vesh dom Zefi që ishte i vetmi qe fliste gjermanisht, u del përballë 4 mitrolozave gjermanë dhe gjeneralit. Me zgjuarsinë e butësinë e tij, arriti ta bindë gjeneralin që t’u falet jeta këtyre burrave me pëkatesi muslimane.

Një tjetër akt fisnik i tij ishte shpëtimi i tre ushtarëve italianë (robër lufte) nga ushtria gjermane ku do u kërcënohej jeta seriozisht.

Por siç e pershkruan ai “e keqja e madhe erdhi nga të (mitë) komunizmi”.

Në moshën 35-vjeçare, e arrestuan dhe për një vit e izoluan duke e rrahë dhe torturuar. Atëherë, për munges provash e dërguan në kampin e Tepelenes, Vlores e Tiranes. Ato vite atje ai thoshte me dhembje:

“Nëse ferri ka formë kampi, ai ishte realizimi perfekt”.