Pritet hapja e negociatave, por Petrit Vasili denoncon: Zhvillim skandaloz

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, përgjatë një konference për mediat denoncoi një zhvillim të papritur dhe skandaloz sipas tij, siç ishte mbledhja e komisionit që ai drejton vetëm me anëtarët e PS.

Socialistët sipas Vasilit, u mblodhën për të miratuar “në mënyrë të përçudnuar” ligjin për strehimin social, duke mos pritur ditën e nesërme siç ishte përcaktuar. Ai thotë se maxhoranca minoi konsensusin në një ditë ku Shqipëria pret një raport pozitiv nga BE.

“Ligji ishte votuar në parim nga maxhoranca dhe opozita, por PS minoi konsensusin. Ndonëse ligji u vonua mbi një muaj nga maxhoranca në kuvend, konsensusi u prish nga ata për shtyrjen vetëm një ditë”, tha Vasili.