Përse në Shqipëri nuk ecën asnjë punë mbarë?

Thuajse të gjithë themi se në Shqipëri asnjë punë nuk ecën mbarë, por asnjëherë nuk ja dalim të gjejmë një përgjigje.

Me gjenialitetin e vet, ironinë e sarkazmën e jashtëzakonshme e fine, poeti i madh Atë Gjergj Fishta jep një përgjigje të rrallë:

Kishin hyp nji rreze dilli,

Ai Shën Pjetri e ai Shën Mhilli,

E po flisnin për i hall t’vjetër,

Ai Shën Mhill me njat Shën Pjetër

 

Se Shqypnia u rrudh e vogël,

Për shqyptart, sa një gogël.

Lene t’shejt e mos ta zgjasim,

Zbresin n’tokë Shqypnin ta masin.

 

Morën tshejt nji lamsh t’mashit

Nisen matjen n’Preveze t’tashit.

Mirëpo lamshi u ka mej,

Sa arritën t’Shejtit n’Qafë-Pejë.

 

Edhe nejse, mos me u zgjat,

Si me mat Shqypnin e ngratë,

Peni i mashit asht mbaru…

Vrik, kalon dreqi i mallku!

 

I kanë pre kryet, lekurën i kanë rru,

E me atë lesh kanë ba nji dredhë t’Djallit.

Qysh se u mat me lesh t’Djallit,

Asnji punë s’na shkon për s’marit.

 

Sesa nisim nji pune t’re,

Të parët që e prishim, jemi ne!

 

Troç, dy fjalë, kombit mbarë,

Sy me sy me ja thanë deshta:

Ma zor mblidhen dy shqyptarë,

Sesa mblidhet nji thes me pleshta.