Richard Gere martohet për herë të tretë, partnerja është 33 vite më e re

Në datën 5 maj, Richard Gere do të ngjitet sërish në altar. Ai do të kurorëzojë dashurinë e tij 3-vjeçare, me të dashurën e cila është 33 vite më e re.

Mediat spanjolle kanë zbuluar se ceremonia e çiftit Richard Gere dhe Alejandra Silva do të zhvillohet në Uashington dhe kjo është hera e tretë që aktori hollivudian shkon në altar.

Ylli i “Pretty Woman” dhe “American Gigolo”, tashmë 68-vjeç, është martuar dy herë më parë, fillmisht me Cindy Crawford nga 1991 deri në 1995, dhe më pas me aktoren Carey Lowell nga 2002 deri 2013, martesë nga e cila erdhi në jetë dhe djali i tij Homer, që sot është 18 vjeç.

Edhe për Alejandra Silva, që është 33 vjeç më e re, kjo nuk është martesa e parë, dhe ajo gjithashtu ka një djalë.

Sipas asaj që shkruan ‘The Sun’, zërat për martesë qarkullonin që në dhjetor, kur 35-vjeçarja mbante në dorë një unazë me diamant.

Ajo pati mohuar zërat për martesë, ndërkohë: “Jam divorcuar, por nuk besoj se do ketë një martesë tjetër, mbase do fesojmë bashkë unë edhe Richard”.