Rikthehet ‘Sulltanesha Kosem’

Aktorja turke, aq e dashur edhe për publikun shqiptar, Beren Saat, është rikthyer sërish pranë fansave. Aktorja, e njohur mësë shumti nga publiku shqiptar në sajë të serialeve të shumta, kishte munguar për më shumë se një muaj në rrjetet sociale dhe pas kësaj mungese të gjatë, këtë fundjavë është rikthyer.

E përfolur shumë për replikat që bën vazhdimisht me qeverinë turke, aktorja vendosi të bëjë një pauzë në median sociale, për shkak të fyerjeve të vazhdueshme që kishin mbërritur në adresë të saj nga shumë ndjekës.

Siç shkruan “Hurriyet”, Saat, me më shumë se 3 milionë ndjekës në Instagram, fillimisht  postoi një foto të dy maceve nga Stambolli, ndërsa sot ajo u shfaq edhe vetë duke thënë: Gëzuar nga shoqëria e dy qenve.