Shkëlzeni nuk ka qenë dashuria e parë e Armina Mevlanit

Si çdo fëmijë, edhe Armina Mevlani kur ishte më e vogël, ka pasur një dashuri platonike, një bashkëmoshatarin e saj në shkollë.

Armina tregoi për fëmijët e “Në kurthin e Piter Panit” se shkruante shpesh për atë djalë në ditarin e saj, me të cilin vetëm shihej në sy.

Me këtë deklaratë kuptuam se Shkëlzen Berisha nuk ka qenë “dashuria” e saj e parë.

Por kur u pyet se sa djem kishte puthur, asaj i doli paksa situata nga duart.

“Nuk e di tani, se i kam puthur edhe në faqe”, u përgjigj blogerja shqiptare, duke qeshur.