Shkodër, shpallen më të mirët e “Festivalit të Shahut”

Raundi i dytë i “Festivali i Shahut” u përmbyll sot në Shkodër pas dy ditëve aktivitet në Bibliotekën “Marin Barleti” me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave 9 vjeçare dhe nxënësve të gjimnazeve të Bashkisë Shkodër.

Fitues për kategorinë e femrave

Vend i parë – Xhoana Preçaj

Vendi i dytë – Xhuliana Deda

Vendi i tretë – Sejda Kraja

Fitues për kategorinë e meshkujve

Vendi parë  – Erjon Vogli

Vendi i dytë – Dejan Neziri

Vendi i tretë – Alis Shehu

Aktiviteti zgjoi interes të gjërë dhe, përveç pjesëmarrjes së madhe në numër, u vërejt edhe cilësia. Ky aktivitet u zhvillua pak ditë para Kampionatit Botëror ku do të marrin pjesë edhe sportistë të Sport Klub Vllaznia, të cilët ishin pjesë edhe e kësaj gare.

Raundi i tretë do të zhvillohet gjatë muajit maj dhe do të përfshijë më të mirët e raundit të dytë si dhe ish- sportista dhe kampion të shahut.