Sot zgjidhet presidenti i Malit të Zi/ Ja kë mbështesin shqiptarët

Mali Zi sot do votojë për presidentin e ri.

Këto zgjedhje cilësohen tejet të rëndësishme për qëndrueshmërinë dhe për të ardhmen e këtij vendi.

Në garë marrin pjesë 7 kandidatë, por beteja zhvillohet mes kandidatit të partisë në pushtet, Milo Gjukanoviç, ish-kryeministër dhe rivalit të tij të pavarur Mladen Bojaniç.

Sondazhet japin fitues që në raundin e parë ish-Kryeministrin Gjukanoviç, megjithëse fjalën e fundit do ta thotë vota e qytetarëve.

Gjukanoviç, një veteran i politikës, u kthye me forcë në skenë dhe premton vazhdimin e rrugës evropiane të vendit.

Në këto zgjedhje, faktori shqiptar në Malin e Zi ka premtuar mbështetje për Gjukanovic, duke i rritur ndjeshëm mundësitë e tij për të realizuar parashikimin e sondazheve.