Trump reagon për herë të parë pas sulmit të Sirisë

Ka reaguar për herë të parë Presidenti i SHBA Donald Trump pas sulmit me raketa të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara mbi Sirinë.

Ai ka theksuar se “sulmet ajrore u ekzekutuan në mënyrë të përsosur”.

Në një postim ne Twitter, pas sulmeve ajrore në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, Trump falënderoi partnerët e koalicionit Francë dhe Britani të Madhe duke shtuar se sulmet “nuk mund të kishin pasur një rezultat më të mirë”.