TVSH për bizneset e vogla/ Ahmetaj në Kukës: S’është taksë e re, por detyrim për deklarimin

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka zhvilluar një takim me banorët dhe bizneset e vogla në Kukës, prej ku i informoi për përfshirjen në skemën e TVSH-së.

Ky është takimi i parë i qeverisë me banorët pas protestës që zhvilluan banorët e kësaj zonë kundër taksës në Rrugën e Kombit. Ahmetaj tha se nuk ka TVSH nuk është taksë e re, por detyrim për deklarimin dhe se ky deklarim nuk ka ngarkesë të shtuar për bizneset.

“Informim intensiv për përfshirjen në skemën e deklarimit dhe do komunikohet me çdo biznes në të gjithë Shqipërinë. Nuk është taksë e re TVSH, por është vetëm detyrim për deklarim. Deklarimi i TVSH, nuk ka ngarkesë të shtuar fiskale për bizneset. Deklarata do jetë e thjeshtuar, asistencë nga tatimet për deklarimin. Nuk ka gjoba në rast të gabimeve në deklarim. Futja e biznesit të vogël në TVSH nuk do ketë rritje çmimesh për konsumatorët”,  u shpreh Ahmetaj.