Vetting-u/ Prokurorja e Shkodrës drejt ‘humnerës’. KPK: Nuk justifikon pasurinë!

Ka përfunduar seanca me dyer të mbyllura nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KPK) ku prokuroja Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani kaloi në skaner për pasurinë dhe integritetin e saj, pasi është pjesë e listës së Vetting-ut për shkak të kandidaturës së saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Vendimi i KPK për prokuroren pritet të publikohet të enjten dhe me shumë gjasë ajo do shkarkohet, pasi nuk justifikon pasurinë.

Prokurorja Besa Nikëhasani nuk ka zgjedhur avokat dhe vendosi të marrë pjesë vetë në seancën e KPK. Kriteri i pasurisë mjafton për të vendosur për prokuroren, ndërsa sipas ILDKPI ajo ka burime financiare të ligjshme.

Por sipas hetimit administrativ, KPK ka konstatuar se ajo ka bërë deklarim të rremë dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të justifikuar dy apartamente, dy garazhde dhe një furositradë me vlerë 19 mijë e 500 euro.

Besa Nikëhasani tha se: “Për dy garazhe nuk i kam fshehur, por i kam deklaruar në vitin 2009. Vlera 90 mijë euro është për banesën dhe 2 garazhet. Shuma prej 752 mijë lekë është deklaruar vetëm një herë nga unë, është lapsus i ILDKPI.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Nikëhasani ka një karrierë të gjatë në Prokurorinë Shqiptare. Ajo fillimisht është emëruar prokurore në vitin 1993 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Që nga viti 2004 ajo mban pozicionin e prokurores së Apelit në Shkodër.

Kujtojmë se deri më tani Vetting-u, pjesë e Reformës në Drejtësi ka shkarkuar gjyqtarin e Kushtetueses Fatos Lulo dhe Besim Trezhnjevën.