Zgjedhjet në Malin e Zi/ Ja kë nxjerrin fitues sondazhet

Gjatë ditës së sotme janë mbajtur zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi. Në bazë të të dhënave paraprake, pjesëmarrja ka qënë 64% në zgjedhje.

Kandidati më favorit ka qënë ish-presidenti, Milo Gjukanoviç, i cili garon përballë 6 kandidatëve të tjerë.

Exit Polls nxjerrin fitues ish-presidentin, Milo Gjukanoviç, me 53,4 % të votave, ndërsa kandidati konkurent ka marrë 34%.

Shqiptarët e Malit të Zi kanë paralajmëruar votën e tyre pro tij.

Mediat njoftojnë se zgjedhjet në shtetin fqinj janë mbyllur në orën 20:00.