Njihuni me Fëmijët e Luftës së Madhe

Mund të konsiderohen si copëzat e fundit të kujtimeve nga Lufta e Madhe. Bëhet fjalë për intervistat e të moshuarëve që tashmë kanë ndërruar jetë por që kanë kaluar fëmijërinë mes viteve 1915-1918-të. Dëshmitë e fundit të civilëve që mbetën të zëë në kurth mes lumit Isonzo dhe Venetos-s në Itali, të xhiruara nga regjizori italian Alessandro Bettero në një dokumentar të titulluar “Fëmijët e Luftës së Madhe

Vdekja e tyre ka zhbërë përgjithmonë mundësinë e dëgjimit të zërit të tyre, paçka se lufta totale përfshiu edhe gratë e fëmijët në mobilizimin e tyre nën armë. Lufta përfaqsoi për ta mundësinë e shijimit të marmalatës angleze, të provonin kërminjtë francezë dhe të shihnin për herë avionin e parë gjerman Zeppelin, të mund të takonin D’Anunzion dhe Heminguein, por iu desh që të përballeshin me tmerret e konflikti, në përpjekje për të mbijetuar.

Duke eksperimentuar urinë dhe vuajtjen, mëllefin dhe vdekjen, shpresën për rikthimin e paqes. Një epokë në të cilën spikat heroizmi i grave, nënave dhe grave të ushtarakëve. Regjizori Bettero ka shfletuar përmes këtyre dëshmive albumin e fundit të kujtimeve. Mes viteve 1914 dhe 1918, Lufta e Parë Botërore zgjati plot 53 muaj, dhe mobilizoi më shumë 70 milionë burra duke lënë të vrarë 10 milionë prej tyre.

Filmi dokumentar shfaqet në përvjetorin e njëqindë të Luftës së Madhe. Xhirimet janë pasuruar me foto të rralla të asaj kohe dhe me zërat origjinalë të fjalimit të fitores të gjeneralit italian, Armando Diaz.

Fryt i një pune disavjeçare, ky dokumentar është dëshmia e papërsëritshme e e një pjese të historisë që tashmë i përket kujtesës kolektive. Pas xhirimeve të këtyre dëshmive, të ashtuquajturit “fëmijë” janë thuajse zhdukur të gjithë. Drama e jetës së tyre, kujtimet e tyre tashmë janë skalitur në përjetësinë e këtij filmi.