7 Veprime që Nuk Kanë Vend tek Një Zotëri i Vërtetë

Çdo mashkull, që po e lexon këtë dhe thotë se kjo është e tepërt për t’u pritur nga një i tillë, por është një kërkesë, ju lutem mendoni më mirë për veten tuaj.

Këto artikuj për meshkujt e duhur janë të bazuar në vëzhgimet e bëra në meshkuj realë, meshkujt e duhur dhe të gjithë mund të jenë si ata nëse kjo është ajo që duan më shumë.

Në vijim do të paraqiten shtatë veprime që nuk i kanë hije një mashkulli të pjekur dhe të qëndrueshëm. Dhe nëse njihni dikë që është i tillë, epo, themi se është koha të hiqni dorë.

Zonja mbani shënim!

Kritikojnë pamjen e një femre

Asnjë mashkull i mirë nuk do të komentonte pa respekt për pamjen e gruas së tij. Ai nuk do të përpiqej të tregonte nëse asaj nuk po i rrinë flokët mirë. Akoma më keq, nëse ai po ju kërkon që të humbisni disa kilogramë apo gjëra të ngjashme.

Kur një mashkull ju përul duke komentuar mbi pamjen tuaj, ai është një egoist. E vetmja gjë që ai po përpiqet të arrijë është që t’ju bëje të vini në pikëpyetje vetëbesimin tuaj.

Kur jeni më pak të sigurta për pamjen e trupit tuaj , aq më pak gjasa keni që ta lini atë. Bëjini vetes një nder dhe largohuni nga ky ves i zakontë i tij.

Zapton hapësirën e saj personale

Ja çfarë i karakterizon marrëdhëniet e pjekura: ata kanë respekt për privatësinë e njëri-tjetrit. Një mashkull i vërtetë nuk shfrytëzon rastin e parë që i vjen për të kontrolluar mesazhet tuaja.

Në fakt, asnjëri nuk duhet që t’i japë partnerit arsye për të dyshuar por as nuk duhet që të investigoni gjërat e njëri-tjetrit.

Nuk është e tolerueshme që të futni hundët në gjërat personale të tjetrit. Mjafton t’i pyesni!

E fyen dhe dekurajon ambiciet e saj

Kjo është një gjë që nuk mund ta prisni nga partneri juaj. Çiftet duhet ta mbështesin njëri-tjetrin dhe ta ndihmojnë njëri-tjetrin të rritet dhe jo ta tërheqin atë për poshtë.

Nëse mashkulli juaj është ironizues ndaj ëndrrave tuaja, ka shanse që ai të mos ketë besim as në vetë ëndrrat e tij.

Nëse ai ju fyen, është i pasjellshëm dhe nuk e rrit besimin tuaj, më mirë largojeni nga vetja atë negativitet dhe fokusohuni në ëndrrat tuaja.

Nuk ju bën pjesë të prioriteteve të tij

Për shumë vetë kjo mund të duket e dëgjuar. A shpenzon ai shumë kohë duke dalë me shokët dhe vjen në shtëpi vetëm për të ngrënë dhe për të fjetur?

Atëherë duhet të largoheni nga një situatë e tillë. Të qenit në një marrëdhënie do të thotë që t’i kushtoni kohë njëri-tjetrit. Sigurisht, askush nuk po ju ndalon që të keni një jetë shoqërore të shëndetshme, por duhet të ketë një balancim ndërmjet jetës së tij shoqërore dhe personale.

Nëse ndiheni të lëna pas dore dhe sikur merreni si të mirëqena, ai nuk po ju trajton në mënyrën e duhur.

Jeni e vetmja që përpiqeni për marrëdhënien

Një çift e bëjnë dy njerëz dhe jo një i vetëm. Ky mund të jetë ekuacioni numerik më i thjeshtë që dikush mund të ketë dëgjuar.

Nëse ai sërish nuk mund ta zbatojë, atëherë ju po humbisni kohë. Nëse ai nuk është i gatshëm apo nuk arrin të bëje të njëjtën përpjekje si ju për marrëdhënien atëherë duhet ta bëni të dukshme këtë.

Nëse ju të dy keni qenë bashkë për një kohë të gjatë dhe ju e dini që ai nuk është i tillë, atëherë lërini pak hapësirë, ose përndryshe largojeni nga vetja.

Ai tradhëton

Tradhëtia nuk është kurrë një opsion. Dhe nuk është një gabim, jo, sepse gabimet bëhen kur nuk e dini se çfarë po bëni. Kur zgjodhët ta tradhëtoni partnerin, e kishit për qëllim që ta bënit këtë dhe ju e kuptonit mirë se çfarë po bënit.

Kur njerëzit përkushtohen ndaj njëri-tjetrit, ata kanë premtuar se do të jenë bashkë. Askush nuk mund të vendosë nëse ai premtim mund të bëhet i pavlefshëm ndonjëherë.

Është i pasjellshëm

Kjo nuk vlen vetëm për kundrejt partnerit por, në fakt, duhet të praktikohet ndaj çdo personi me të cilin ndesheni.

Ata që kanë besim në vetvete, nuk kanë nevojë që të ulin poshtë apo që të tallin të tjerët.

Përulësia e vërtetë është një shenjë e një njeriu të madh, jo një pozicion superioriteti.