Almeda Abazi tregon për maskën që e përgatit vetë në kushte shtëpie

Me siguri shumë nga ju e adhurojnë lekurën e pastër dhe pa defekte të Almeda Abazit. Miss-i shqiptar që ka luajtur nëpër filma në Turqi i duhet të tregojë kujdes për fytyrën.

Ajo ka treguar që është shumë e kujdesshme me fytyrën dhe përpiqet ti japë kujdesin që duhet. Almeda nuk fle kurrë me make up.

Ajo ka treguar se pastrimi i fytyrës është gjëja që nuk harron të bejë kurrë. Përvec të tjerash, Almeda ka thënë se preferon të përdorë gjërat Bio. Cdo dite bën scrub me kafe turke dhe vaj ulliri.

Madje ajo ka një maskë të preferuar, të cilën e përgatit në shtëpi çdo javë.
Almeda përzien :
kafe turke
kanelle
mjalte
e verdhe veze
shume pak kos të trashë

Përzjejmë përberesit dhe bëhet një tip kremi i trash. Aplikohet në fytyrë për 20-30 minuta dhe më pas shpërlahet fytyra me ujë të bollshëm.
Madje këtë maskë ajo ja aplikon edhe bashkëshortit të saj, yllit turk të telenovelave aktorit Tolgahan Sayışman.