Atletico Madrid shënon në Lyon, “prek” trofeun e Europa League (Video)

Kanë përfunduar 45 minutat e para të finales së Europa League mes Atletico Madrid dhe Marseille, që po zhvillohet në Lyon të Francës.

Atletico Madrid po udhëheq 1-0, pas golit të shënuar nga Griezmann në minutën e 21-të. Bëhet akoma më e vështirë për Marseille, teksa më pas dëmtohet edhe kapiteni Payet.

 

Të shohim 45 minutat e dytë, por për momentin Atletico Madrid është me njërën dorë te trofeu i Europa League për këtë edicion.