Balla thirrje opozitës: Hiqni dorë nga FB, ai që bën lidhjet live fshiu serverin e 21 Janarit

Taulant Balla, në emër të grupit parlamentar të PS-së i bëri thirrje deputetëve të opozitës që seancën e radhës t’i bashkohen diskutimeve për projektrezolutën për integrimin e vendit në BE.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla theksoi se opozita duhet të heqë dorë nga manovrat me Facebook-un.

“E ftoj opozitën që të heqë dorë nga Facebook i Lulzimit. Dhe pikërisht ai që mban telefonin, fshihu serverat e 21 Janarit. I njëjti person që fshihu serverat, brenda parlamentit mban kamerat për të sulmuar në Fb e Lulzimit. Thirrja ime në emër të PS është që seanca e radhës të na bëjë bashkë, në ndihmë të projektrezolutës, që ta miratojmë atë dhe përtej fjalëve të kalojmë në vepra. Deri më sot, në asnjë rast nuk ka asnjë fakt që PD dhe Basha po e ndihmojnë Shqipërinë në rrugën e integrimit evropian. Edhe kjo histori e kastave të regjistrimit të vëllait të ministrit ka qëllim që t’i bëjë dëm Shqipërisë”, tha Balla.