Basha: Kërcënimi me burg i opozitës që denoncoi skandalin “Xhafaj” është skandaloz!

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, i cili i doli në mbrojtje ministrit Fatmir Xhafaj, ka reaguar kreu i PD-së Lulzim Basha.

Në një status në rrjetin social Facebook, Basha shkruan: “Është mashtrim deklarata e Edi Ramës se ai po pret raportet e agjensive ligjzbatuese, nëse kanë indicie për Agron Xhafajn! Faktet tregojnë se ai fshehu dhe mohoi për 3 vjet rresht raportet e shërbimeve sekrete vendase dhe të huaja për implikimin e Saimir Tahirit dhe Policisë së Shtetit në kanabizimin dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.”