Deputeti i PS-së përplas kalimtarin. Policia: Ja çfarë ndodhi

Policia e Beratit ka reaguar pas lajmit se deputeti socialist i qarkut të Beratit, Fadil Nasufi kishte aksidentuar nje person.

Në një informacion paraprak, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore, në Otllak.

Aty mjeti tip Benz i cili sipas policisë drejtohej nga shtetasi Fadil Nasufi, 60 vjeç, banues në Berat, është përplasur me një biçikletë e cila drejtohej nga shtetasi B.M, 51 vjeç, banues në Berat. Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i biçikletës.

Nga veprimet e para drejtuesi i biçikletës rezultoi se ishte në gjendje të dehur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.