Dhuroi veshkën për t`i shpëtuar jetën shefes së saj, por ajo çka i ndodhi më pas ishte e paimagjinueshme!

Shumë persona që e kanë zemrën ‘të bardhë’, mendojnë se nëse bëjnë një veprim të mirë, herët a vonë do të shpërblehen, por jo gjithmonë ndodh kështu.

Debbie Stevens donte të bënte mirë në këtë botë.

Shefja e saj kishte nevojë për një veshkë dhe Debbie u tregua e gatshme për ta ndihmuar, por në asnjë çast nuk e mendoi se do vinte koha që do të pendohej për këtë veprim.

Nëna e divorcuar me dy fëmijë, punonte në Atlantic Automotive Group, e cila merrej me shitjen e makinave.

Ajo u largua nga kompania në vitin 2010 dhe u zhvendos në Florida. U kthye në Long Island për të parë vajzën e saj dhe vizitoi ish-punëdhënësen e saj gjatë udhëtimit.

Ky ishte momenti kur ajo mësoi se ish-shefja e saj Jackie Brucia kishte nevojë për një transplant veshke. Ajo vendosi të kthehej në Long Island pasi kishte ende marrëdhënie të mira me ish-shefen e saj, kështu që ajo gjeti një punë të re atje.

Brucia i tha Debbie se ajo kishte nevojë për ndihmën e saj. “Unë nuk dua që ajo të vdesë”, mësohet të jetë shprehur Debbie.

Ajo shkoi për t’u testuar, por zbuloi se nuk ishte donatorja e duhur.

Sidoqoftë, Debbie vendosi t’i dhurojë veshkën dikujt në nevojë në St Louis nëpërmjet rrjetit të dhurimit të veshkave në emër të Brucia-s.

Si rezultat, shefja e Debbie-t mori trajtimin e duhur dhe mori një veshkë nga dikush tjetër.

Në vend që të ishte mirënjohëse për Debbie, Brucia sillej keq ndaj saj.

“Unë fola me (Brucia) disa javë pas operacionit, dhe ajo me të vërtetë më bëri të ndihem keq, dhe unë nuk po shërohesha shpejt”, tha Debbie.

Megjithëse ajo kishte dhuruar një veshkë për të shpëtuar jetën e shefes së saj, kjo e fundit u tregua arrogante…