Dopietë e Griezmann, Atletico Madrid triumfon në Europa League (Video)

Atletico Madrid ka fituar pastër 3-0 në Lyon të Francës, në finale kundër Marseille, duke triumfuar për herë të tretë në Europa League, që kur ky kompeticion ka marrë këtë emër

Atletico Madrid kaloi në avantazh pas golit të shënuar nga Griezmann në minutën e 21-të. U bë akoma më e vështirë për Marseille, teksa më pas dëmtohet edhe kapiteni Payet.

 

Me të nisur pjesa e dytë, është sërish Griezmann që realizon, duke e bërë akoma më të thjeshtë misionin. Marseille reagon pak, madje është ekipi spanjoll që krijon të tjera raste.

Një dominim i tëri i Atletico Madrid, që e meritoi për atë që dha në fushë, duke mos e vënë aspak në dyshim trofeun, pavarësisht se francezët në fund goditën edhe shtyllën.

Kur u mendua se me kaq mbaroi, Gabi vulos shifrat 3-0 në minutën e 89-të, me tifozët e Atletico Madrid që nisin festën në stadiumin e Lyon-it.