Eurovision 2018: Nëse të gjithë këngëtarët do këndonin Live?

Nga Arison Kajtazi

Duke marrë shkas nga këngëtarja britanike, që vijonte të “këndonte” pa mikrofon, dyshoj se edhe Netta, ashtu edhe Eleni, e shumë të tjerë që kanë pasur këngë me lëvizje ritmike, kanë kënduar me incizim.

Po shikoja natën e parë kualifikuese, këngën e Elenit në YouTube dhe në përfundim të këngës asaj i hapet mikrofoni dhe ajo mezi merr frymë nga lëvizjet e shumta.

E çuditshmja është se, deri aty, zëri i saj dilte i kristaltë, pa asnjë pasthirrmë marrjeje fryme.

Mjafton ky fakt që të mendosh se disa këngëtarë aty kanë qenë të favorizuar nga elektronika dhe jo nga aftësia e tyre, për të përballuar Live paraqitjen.

Për Eugentin, jam i bindur që e ka përballuar Live. Nëse të gjithë këngëtarët do të ishin Live, Eugenti me zërin e tij do të ishte fituesi, pasi të tjerët do të stononin.