Flokët dhe grimi, ja gabimet që nuk duhet të bësh për të mos u dukur 10 vite më e madhe

Grimi është art më vete dhe nëse e bëni në mënyrën e duhur mund të krijoni një pamje profesionale që ju bën të dukeni më të reja. Living përmbledh më poshtë të gjitha gabimet që femrat bëjnë, duke rritur moshën.

Buzëkuqi i errët pa shkëlqim
Ndonëse është një tendencë e grimit për këtë vit, duhet të siguroheni që buzët të jenë të buta dhe të hidratuara, në mënyrë që të mos krijohen shtresa të shumëfishta.


Për të shmangur theksimin e rrudhave poshtë syrit, përpara se të aplikoni concealer-in duhet të aplikoni pak vaj dhe krem pudër.

Sigurohuni që qerpikët e poshtëm t’i lyeni sa më pak për të shmangur rrëshkitjen e rimelit në lëkurë.

Mos e teproni me lapsin e vetullave, sepse të gjithë do e kuptojnë ku fillon e ku mbaron vetulla juaj e sa shumë keni përdorur lapsin. Kini kujdes me ngjyrën që zgjidhni

Konturimi është art më vete ndaj nuk jeni të sigurt se çfarë hijesh dhe tonesh duhet të përdorni, më mirë ndiqni rutinën tuaj të përhershme: krem hidratant dhe krem pudër, sesa të dukeni si më poshtë.

Flokët e krehura me onde gjithmonë do t’ju bëjnë të dukeni më të reja.
Shfletoni galerinë e mëposhtme për të parë modelet që ju rrisin në moshë.