Frankfurt shtang Bayern dhe merr Kupën e Gjermanisë (Video)

Eintracht Frankfurt ka bërë surprizën e madhe të sezonit në Gjermani, teksa ka mposhtur 3-1 Bayern Munchen. Një rezultat që ka treguar edhe njëherë se dicka te Bayern nuk shkon.

Të parët kanë kaluar në avantazh të besuarit e trajnerit Kovaç, që do të marrë drejtimin e Bayern Munchen në mesin e qershorin. Golin për Eintracht Frankfurt e shënoi Rebic në minutën e 11-të, pas pasimit të Kevin-Prince Boateng.

Pjesa e parë përfundoi me golin e vetëm të Frankfurt. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 53-të, Lewandowski barazoi shifrat.

Pavarësisht dominimit të bavarezëve, ishte sërish Rebic që shënon për Frankfurt kur po regjistrohej minuta e 82-të. Bayern u mundua të conte ndeshjen në shtesë, por nuk ia arriti, madje Eintracht Frankfurt shënon sërish në sekondat e fundit dhe fiton 3-1.