Grabitja gjatë natës, reagon Prokuroria e Durrësit

Siç u raportua edhe më herët personat që hynë gjatë natës në Prokurorinë e Durrësit dhe morën dosje e materiale nga zyra e prokurorit që po hetonte rastin e tjetërsimit të pronave në Ishëm, kanë bërë të tjera lëvizje.

Prokuroria e Durrësit, në një reagim, sqaron se këta persona kanë hyrë edhe në zyrën ku qëndron serveri me qëllim për të dëmtuar kamerat e sigurisë.

NJOFTIMI

Me date 24.05.2018 ne oren 06:30 nga ana e punonjesve te prokurorise se rrethit Gjyqesor Durres është konstatuar se ne ambientet e prokurorise, persona te paidentifikuar, me sende te forta kane hapur deren e Zyres se Serverit ku kanë demtuar dhe marre pajisje elektronike qe regjistrojne kamerat e sigurise, etj.

Po keshtu eshte konstatuar se keta persona kane hapur me force edhe zyren e nje prokurori dhe nje zyre te ofocereve te policise gjyqesore. Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te vona te nates kur Godina e Prokurorise ruhej nga punonjesit e Policise Private.

Lidhur me rastin eshte regjistruar procedimi penal per nenet 293/c/2 dhe 313/a dhe 333/a dhe 334 i Kodit Penal dhe po kryhen veprime intensive nga grupi hetimor ne lidhje me percaktimin e faktit dhe identifikimin e autoreve te vepres.