Italia me qeveri të re, ‘5 yjet’ dhe Lega Nord bien dakord. Flasin Salvini e Di Maio

Më në fund Italia duket se do të ketë një qeveri të re. Lëvizja ‘5 Yjet’ dhe ‘Lega Nord’, duket se kanë rënë dakord për të krijuar një qeveri të përbashkët.

Pasditen e sotme Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini i kanë telefonuar presidentit duke i thënë se kishin arritur dakordësinë dhe kërkonin që të mblidheshin për të emëruar qeverinë e re.

Por kush do të jetë kryeministri i ri?

‘Kryeministri do të jetë një njeri politik e jo teknik’, është shprehur lideri i Lëvizjes ‘5 Yjet’ Luigi Di Maio.

‘Biseduam me presidentin dhe ishte një ditë mjaft pozitive’, ka vazhduar Di Maio për gazetarët.

Ndërsa kreu i Lega Nord është shprehur se është biseduar për gjithçka.

‘Kemi punuar me të gjitha gjërat, ditë e natë dhe tani shohim që kemi arritur në këtë pikë ku jemi sot’, është shprehur Matteo Salvini.

Di Maio dhe Salvini janë pyetur nga gazetarët nëse do ti prezantohet një emër apo një listë emrash presidenti, si kandidatë për kryeministër.

‘Jo, ne nuk do të dërgojmë aty një ekip futbolli’, është shprehur kreu i Lega Nord, Matteo Salvini.