“Italia, shqetësimi i Evropës”

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, shprehet i shqetësuar në lidhje me zhvillimet politike në Itali.

Ndërsa euroskeptikët Lega dhe Lëvizja 5 Yjet arritën marrëveshjen për bashkëqeverisje, Berluskoni ka folur pas daljes nga Samiti i Sofies.

“Shqetësim është fjala që përshkruan situatën.

Ajo që po ndodh në Itali shkakton shumë shqetësim në të gjithë Europën.

Unë jam shumë i shqetësuar për atë që ndodh në tregje dhe që mund të ndodhë edhe në kompanitë dhe familjet italiane”, tha ai.