Klubi i Serisë A ofron 3 milionë euro për futbollistin e Kombëtares

Shumë prej futbollistëve të Kombëtares shqiptare janë në merkato dhe një prej tyre ka bërë bashkë drejtuesit e dy klubeve italiane.

Sampdoria ka nisur bisedimet me Breshian për shërbimet e Emanuele Ndojit. Mediat italiane kanë bërë me dije se oferta e parë është 3 milionë euro.

Mesfushori është grumbulluar së fundmi edhe nga trajneri Christian Panucci në Kombëtaren A të Shqipërisë.