Liverpool kërkon Thomas Strakoshën, Tare mendon për Iker Casillas

Një lajm i bujshëm vjen për portierin shqiptar. Gafat e portierit të Liverpool, Loris Karius, kanë bërë që klubi I kuq të vihet në lvizje.

Dhe Thomas Strakosha është vënë në shënjestrën e Liverpool, që kërkon me çdo kusht të marrë një portier kalibri, pasi u “dogj” në finalen e Champions nga gabimet e gjermanit.

Nuk është thjesht një lajm merkatoje, por një interesim serioz i klubit të madh anglez, që ka bërë gati një ofertë prej 30 milionë eurosh. Lajmin e bën të ditur “Il Messaggero”. Një ofertë, që Igli Tare dhe Klaudio Lotito nuk do ta refuzonin.

Liverpool ka provuar të marrë portiere, si Alisson i Romës dhe Donnarumma i Milan, por nuk ia ka dalë dhe tani e ka përqendruar vëmendjen te shqiptari i Lazios.

Priten zhvillime interesante në këtë pistë, ku së pari, Tare pret ofertën zyrtare nga Liverpool. Dhe për të mos u gjendur i papërgatitur, nëse Strakosha transferohet te Liverpool, Tare po sheh pistat e mundshme për zëvendësuesin e portierit kuqezi.

Drejtori sportiv i Lazios ka nisur kontaktet me Iker Casillas, portierin legjendar të Real, që prej tre vitesh luan në Portugali me Porton.

Madje, bëhet e ditur se spanjolli është i gatshëm të qëndrojë edhe si portier i dytë te Lazio, zëvendësues i Strakoshës, nëse ky i fundit do të qëndrojë në Romë.