Mavraj e kishte tradhtuar 35 herë, por e dashura e fal…

Bukuroshja gjermane Lisa dhe mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj, sërish janë së bashku. Mavraj, sipas Lisas, e kishte tradhtuar bukuroshen shumë herë në të kaluarën, çka edhe kishte ardhur deri te ndarja.

“Një tradhtar, mbetet gjithmonë një tradhtar. Në 4 vjet, më shumë se 35 tradhti. Asnjë mysliman nuk është kështu”, – kishte shkruar ajo.

Por, duket se tashmë ajo e ka falur Mavrajn dhe ka vendosur të rikthehet sërish me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.