Meta pozon si rroker me Eugent Bushpepën: Na bëri krenar të gjithëve!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ditën e sotme ka pozuar si rroker me këngëtarin që përfaqësoi vendin tonë në Eurovision, Eugent Bushpepa.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Meta shkruan mes të tjerash se: “Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve.”