Ministri Xhafaj paralajmëron një konferencë urgjente

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj do të dalë sot në një konferencë për shtyp. Ka qenë zyra e shtypit ajo që ka njoftuar se Xhafaj do të flasë në orën 18:30 nga Ministria e Brendshme.

“Sot në ora 18:30, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj do të mbajë një konferencë për media në sallën e MB. Ju ftoj të merrni pjesë!”, shkruan zyra e shtypit. Kujtojmë se Xhafaj zhvilloi edhe një takim me Ramën për gati 45 minuta në Kryeministri.

Ndërkohë, Rama përpara deputetëve socialistë në mbledhjen e grupit bëri të ditur se pas hetimeve për audio-përgjimin e publikuar nga PD do të ketë pasoja, pasi dikush do përgjigjet me burg. Rama tha se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk do të përgjigjet as ligjërisht dhe as moralisht, pasi akuzat nuk vijnë nga organet e drejtësisë.