Nuset që adhurojnë fustanet e shkurtër, trendet e vitit 2018

Bëhuni gati për të treguar këmbët tuaja!

Fustani i nusërisë bëhet i shkurtër. Prej sezonesh të ndryshme kemi treguar tendencën gjithnjë e më të përhapur për të preferuar një fustan të shkurtër dhe jo vetëm në ceremoninë civile.

Edhe 2018 do të jetë i pasur me propozime të shkurtra: minidress të linjës së viteve ’60 , fustane me gjatësi mesatare të viteve ’50 , gjatësi asimetrike, etj.

Të gjitha mes dantellës, qëndisjeve, ngjyrave dhe shumë gjëra të tjera.

Le të hedhim një vështrim drejt trendeve kryesore për sezonin e ardhshëm dhe të bëheni gati për të treguar këmbët tuaja!

Fustane nusërie të shkurtër prej dantelle

I hollë ose i trashë, copa është një nga materialet më të dashura për nuset, edhe për fustanet e shkurtër. I shton në fakt atë grimcë romantike fustaneve tuaja në ditën më të bukur.

Fustane nusërie të shkurtër në stilin e viteve 50
Vitet 50 nuk kanë qenë kurrë kaq shumë aktuale. Janë të shumtë fustanet e nusërisë në stilin e atyre viteve; funde të mesme, detaje të gjera dhe femërore, si dhe retro.

Fustane nusërie të shkurtër para dhe të gjatë mbrapa
Ideja e “shkurtër” nuk është aq e ngurtë, përkundrazi: për nuset që duan të tregojnë këmbët, por pa hequr dorë nga disa detaje klasike, zgjedhja bie mbi veshjet e shkurtra para dhe të gjata mbrapa.

Fustane nusërie të shkurtër dhe me ngjyra

Për 2018 e shkurtra ‘martohet’ me ngjyrën. Zgjedhjet ? Rozë, pudër, delikate, ose me ngjyra dhe stampime me lule.

Fustane nusërie të shkurtër të ngushtë

Një i shkurtër më tradicional është ndoshta më i zakonshëm seç e imagjinojmë përgjithësisht, është fustani i ngushtë.Por kujdes: nuk është sinonim i mërzitjes, por i elegancës së madhe.