Pas deklaratës së bujshme për shqiptarët, fituesja e “Eurovision” thumbon Eleni Foureira-n

Netta Barzilai është fituesja e vendit të parë në “Eurovizion”. Ajo u komentua mjaft në mediat shqiptare për shkak të deklaratës së bujshme që bëri për vendin tonë.

Përfaqësuesja e Izraelit kishte marrë mesazhe kërcënuese për jetën nga vende të ndryshme të Ballkanit, mes tyre edhe Shqipëria.

Barzilai tregoi se kishte një përvojë jo të bukur nga Ballkani dhe ishte përpjekur që këto kërcënime ti shmangte, pasi misioni i saj i vetëm ishte të ishte ambasadore e muzikës së Izraelit, vendit të saj.

Por nuk përfundon me kaq. Në një konferencë së fundmi, Netta foli edhe për Elenin, këngëtaren shqiptare që përfaqësoi Qipron në “Eurovision”.

“Unë dhe Eleni ishim favorite për ta fituar. Mendoj se fitoi autenticiteti. Unë isha në garë vetëm me veten time”, ka treguar ajo, duke lënë të kuptohet që sipas saj, performanca e Elenit ishte false./panoramaplus