PD paralajmëron një tjetër konferencë të jashtëzakonshme

Sot Partia Demokratike ka paralajmëruar një tjetër konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orën 13:30.

Në fjalën e tij sot në Kuvend, kryetari i PD, Lulzim Basha, tha se këto kanë qenë vetëm maja e ajsbergut, duke paralajmëruar kështu zbulime të tjera

“Ajo që keni parë është maja e ajsbergut, dhe ajo që do shihni sot është akoma mbi ujë, nuk doja kurrë ta thoja dhe unë këtë por fjalët në gjuhën shqipe kaq janë: Edi Rama e Fatmir Xhafaj nuk keni parë gjë akoma,” u shpreh Basha.

Kjo konferencë vjen pas denoncimit kundër vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të akuzuar si trafikant droge.