Protesta e PD-së para Ministrisë së Brendshme, përplasje me policinë

Mbështetës të Partisë Demokratike janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili thuhet se u përgjua në një bisedë me një trafikant droge.

Situata është tensionuar dhe ka pasur përplasje me policinë, pasi protestuesit kanë kërkuar të futen në oborrin e ministrisë që t’o bëjnë thirrje të drejtpërdrejta ministrit që të dorehiqet.

Protesta ka nisur me tension që në fillim pasi qytetarët kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë.