Rama dhe Xhafaj takim me Metën në Presidencë

Në ambientet e presidencës po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare i parashikuar në axhendë dy javë më parë.

Pjesëmarrës në këtë mbledhje janë kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Të pranishëm në ambientet e presidencës janë gjithashtu edhe anëtarë të tjerë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Mësohet se mbledhja është kërkuar nga presidenti Ilir Meta në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe në fokus të diskutimit janë prioritetet e Sigurisë Kombëtare.